Lala: Nëse Balluku flet, Rama rrezikohet seriozisht

Data

Gazetarja Klodiana Lala deklaron se përballja e Belinda Ballukut me drejtësinë është vetëm në fillim dhe se kryeministri Edi Rama duhej ta kishte larguar prej kohësh nga qeveria. Sipas saj, ndikimi dhe pesha politike e Ballukut janë arsyet pse çështja e saj ka shkaktuar një tronditje të fortë politike.

Lala thekson se Balluku kishte ndërtuar një pushtet të madh brenda Partisë Socialiste, veçanërisht përmes mbështetjes nga deputetët e qarkut Fier, si dhe përmes ndikimit në media. Ajo e cilëson Ballukun si një nga njerëzit më të afërt të Ramës, e cila ka pasur dijeni për çdo vendimmarrje të rëndësishme.

“Kam besuar se Tahiri mund ta rrëzonte Ramën, por nëse Balluku flet, ai është i rrezikuar direkt,” u shpreh Lala, duke nënvizuar se Balluku ka qenë në ‘paradhomën’ e kryeministrit dhe ka marrë pjesë në diskutime kyçe për aferat më të mëdha.

Sipas saj, Rama duhej ta kishte shkarkuar Ballukun që në momentin kur u vendos pezullimi nga funksionet publike, duke i hequr çdo mburojë politike. Vendimi për ta mbajtur në qeveri, sipas Lalës, e ka ekspozuar edhe më shumë kryeministrin ndaj rrezikut politik dhe penal.

Gazetarja shton se hetimet e SPAK dhe zhvillimet në Këshillin e Mandateve do të jenë vendimtare për fatin e Ballukut, por edhe për pozicionin e Ramës. “Nuk ka nevojë të flitet më për inceneratorët apo AKSHI-n, faktet janë publike. Problemi është se kush i dinte dhe kush i mbuloi,” përfundoi Lala.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related