Të kërkuar për drogë, vjedhje e mashtrim, 6 persona të arrestuar në Durrës

Data

Policia e Durrësit ka finalizuar një tjetër operacion për kapjen e personave të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Si rezultat i kontrolleve intensive dhe punës operative, janë arrestuar dhe proceduar gjithsej gjashtë shtetas, të dënuar ose të hetuar për drogë, vjedhje, mashtrim dhe kundërshtim të punonjësve të policisë.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Ndjekja”, specialistët e Seksionit për Mbështetjen Operacionale të Hetimit lokalizuan dhe arrestuan shtetasit:

•Abdyl Kaçaça, 35 vjeç, banues në Durrës, i dënuar nga Gjykata e Apelit me 5 vjet e 6 muaj burg për “Prodhim dhe shitje narkotikësh”, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur 2 vjet e 9 muaj;

•Jorid Muçeku, 27 vjeç, banues në Durrës, i dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg për “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”;

•V. T., 45 vjeç, ndaj të cilit Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhja”;

•E. S. (alias E. H.), 35 vjeç, banues në Laç, i dyshuar për veprën penale “Mashtrimi”.

Gjithashtu, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë:

•B. D., 33 vjeç, banues në Kavajë, për “Kundërshtim të punonjësit të policisë së rendit publik”;

•E. S., 35 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim nga Policia e Korçës për “Mashtrim”.

Policia bën me dije se puna vijon për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme ligjore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related