“Ballukut i është mbyllur goja nga lart”/ Gazetarja hedh akuza tronditëse për AKSHI: SPAK ka video me urdhra kriminalë

Data

Deklarata të rënda dhe tronditëse janë bërë nga gazetarja Anduena Llabani lidhur me dosjen e AKSHI-t dhe hetimet që, sipas saj, po zhvillon SPAK në heshtje. Ajo tha se çështja Balluku nuk është thjesht një dosje korrupsioni, por një nyje shumë më e thellë pushteti, frike dhe presioni politik.

Sipas Llabanit, në materialet që SPAK ka në dorë ndodhen mijëra faqe dokumente dhe prova, përfshirë materiale video, të cilat – sipas saj – përmbajnë urdhra të dhënë në zyra shtetërore për eliminimin e personave. Ajo theksoi se këto janë prova që aktualisht ndodhen në fazë verifikimi dhe shqyrtimi nga prokurorët.

“Janë rreth 6 mijë faqe të dosjes Balluku. SPAK ka bërë një lloj paralajmërimi që detaje nga kjo dosje të mos bëhen publike, pasi materialet janë vënë në dispozicion të komisionit parlamentar vetëm për çështjen e imunitetit,” u shpreh gazetarja.

Llabani deklaroi se Belinda Balluku është vënë nën presion të fortë për të mos folur dhe se “goja i është mbyllur” jo nga këshilla ligjore formale, por nga zyrtarë shumë të lartë të qeverisë. Sipas saj, arsyeja është e qartë: Balluku di shumë dhe mund të implikojë figura të tjera të rëndësishme të pushtetit.

“Nuk është çështje avokatie apo paralajmërimi juridik. Balluku është detyruar të heshtë sepse di shumë dhe bashkë me veten mund të marrë edhe persona të tjerë shumë të rëndësishëm,” tha ajo.

Në deklaratën e saj më të fortë, Llabani lidhi drejtpërdrejt AKSHI-n me këto zhvillime, duke e cilësuar institucionin si një nyje kyçe të pushtetit. Ajo pretendoi se SPAK ka në dorë materiale video ku, sipas saj, në zyra shtetërore janë dhënë porosi për ekzekutime personash.

“AKSHI është e lidhur aq fort me pushtetin sa vetë Balluku. Prokurorët e SPAK, sipas informacionit që kam, kanë materiale video ku flitet për urdhra dhe kërkesa për ekzekutime. Këto materiale janë nga periudha 2018–2025 dhe po verifikohen,” deklaroi Llabani.

Gazetarja e cilësoi situatën si një skandal që tejkalon korrupsionin klasik dhe hyn në territorin e një krize të rëndë shtetërore, ku, sipas saj, përveç pazareve politike, flitet për kërcënime dhe urdhra ekstremë brenda institucioneve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related