Aksident zinxhir në autostradën Tiranë–Elbasan/ 4 makina përplasen, fatmirësisht pa të lënduar

Data

Një aksident zinxhir është regjistruar pasditen e sotme në autostradën Tiranë–Elbasan, ku katër automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Nga përplasja nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale në automjete. Aksidenti ka krijuar për disa minuta vështirësi në qarkullim, por situata është normalizuar pjesërisht.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë Rrugore dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Paraprakisht dyshohet se mosrespektimi i distancës së sigurisë mund të ketë qenë shkaku i përplasjes zinxhir.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related