E rëndë/ Rrëmbim tronditës në Francë, gjyqtarja dhe nëna e saj mbahen peng 30 orë, kërkohet shpërblim në kriptomonedha

Data

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Francën juglindore, ku një gjyqtare 35-vjeçare dhe nëna e saj 66-vjeçare janë rrëmbyer dhe mbajtur peng për rreth 30 orë në zonën e Grenoble.

Rrëmbimi ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit, në banesën e gjyqtares në Saint-Martin-le-Vinoux. Autorët dyshohet se i kanë futur dy gratë në bagazhin e një automjeti, ndërsa në vendngjarje janë konstatuar edhe gjurmë gjaku. Partneri i gjyqtares, drejtues në një kompani të kriptomonedhave, nuk ndodhej në banesë në momentin e ngjarjes.

Pas rreth 30 orësh, dy gratë u gjetën të lidhura në një garazh në Bourg-lès-Valence, rreth 100 kilometra larg vendit të rrëmbimit, pasi një fqinj dëgjoi zhurma dhe njoftoi autoritetet.

Ato pësuan lëndime dhe u transportuan në spital për ndihmë mjekësore. Sipas burimeve policore, rrëmbyesit kanë kërkuar shpërblim në bitcoin me vlerë rreth 1.6 milion euro. Deri tani nuk dihet nëse është paguar ndonjë shumë dhe nuk ka persona të arrestuar.

Hetimet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related