“Mungesë serioze e AKU-së”/ Alimehmeti: Nuk e dimë çfarë hamë, siguria ushqimore rrezik i përditshëm

Data

Mjeku Ilir Alimehmeti ka ngritur alarmin për sigurinë ushqimore në vend, duke deklaruar se qytetarët nuk kanë asnjë garanci reale për atë që konsumojnë çdo ditë. Sipas tij, problematika përfshin të gjithë zinxhirin ushqimor, nga frutat dhe perimet te buka, mishi, qumështi dhe produktet e përpunuara.

Alimehmeti thekson se prej vitesh ka një mungesë serioze të kontrollit nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ndërsa tregu është bërë gjithnjë e më i vështirë për t’u monitoruar për shkak të importeve dhe qarkullimit global të produkteve ushqimore.

Ai e cilëson situatën si një “vrasje të heshtur”, më të rrezikshme se rastet akute të helmimeve, pasi ekspozimi i përditshëm ndaj substancave të dëmshme vepron ngadalë dhe pa u vënë re. Sipas mjekut, Shqipëria nuk ka ende të përcaktuara qartë nivelet maksimale të lejuara për substanca të rrezikshme si arseniku apo aflatoksina, ndryshe nga Bashkimi Europian.

Alimehmeti thekson se mungesa e standardeve të qarta dhe kontrollit efektiv i hap rrugë futjes në treg të produkteve që mund të jenë të dëmshme për shëndetin publik, duke e kthyer sigurinë ushqimore në një rrezik të përditshëm për qytetarët.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related