Apeli i GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë për të akuzuarit e dosjes “AKSHI”

Data

Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur të lërë në fuqi masat e sigurimit të caktuara më herët për të pandehurit në dosjen e njohur si “AKSHI”.

Sipas vendimit të Apelit të GJKKO-së, Mirlinda Karçanaj dhe Hava Delibashi do të vijojnë të qëndrojnë nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, ndërsa për të pandehurit e tjerë mbeten në fuqi masat e mëparshme të vendosura nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë.

Trupa gjykuese ka vlerësuar se nuk ka ndryshime në rrethanat faktike apo ligjore që do të justifikonin zbutjen ose ndryshimin e masave të sigurisë, duke vendosur vijimin e tyre deri në një vendimmarrje të mëtejshme.

Ndërkohë, në kërkim vijojnë të jenë Ergys Agasi dhe Ermal Beqiraj.

Apeli ka vendosur gjithashtu ndalimin e publikimit apo dekonspirimit të vendimit deri në përfundimin e hetimeve paraprake, në zbatim të Kodit të Procedurës Penale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related