Beleri në takimin e PD në Athinë: Të bashkohemi, kemi një armik të përbashkët

Data

Eurodeputeti Fredi Beleri ishte pjesë e takimit të PD me shqiptarët në Athinë nga ku bëri thirrje për pjesëmarrje në votim, ndërsa iu drejtua me një mesazh demokratëve që të mos dëgjojnë propagandën.

Beleri deklaroi se PD nuk është e përçarë, ndërsa u kërkoi demokratëve që t’ia falin edhe gabimet që kanë bërë.

Si eurodeputet, Beleri deklaroi se vendet e Bashkimit Evropian nuk marrin asnjë kosto për Shqipërinë, por shikojnë interesat e tyre.

“Kemi një armik të përbashkët, njeriu që ka bërë dëm më shumë se askush tjetër. Duhet të bashkohemi kundër këtij armiku. Mos dëgjoni propagandë, PD e përçarë, nuk punojnë. Dua të them që ne punojmë, ata që punojnë bëjnë edhe gabime. Duhet të na falni edhe gabimet dhe të bashkohemi se kemi para një rrezik të madh.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related