“Rama me avion privat që e paguan populli më i varfër”/ Paloka: Nuk i intereson asgjë, jeton në luks mbi mjerimin e shqiptarëve

Data

Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar ashpër pas publikimit të lajmeve se kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Izraelit me avion privat luksoz, pa dhënë asnjë shpjegim publik mbi mënyrën e pagesës së këtij udhëtimi.

Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Paloka shprehet se kryeministri nuk ndjen asnjë përgjegjësi për mënyrën se si shpenzon paratë publike, duke theksuar se udhëtimet me charter privat po paguhen nga populli më i varfër i Europës. Sipas tij, Rama vazhdon të justifikojë jetën e tij luksoze me pretendimin e “dinjitetit të Shqipërisë”, ndërkohë që realiteti për qytetarët është varfëri dhe pasiguri ekonomike.

Paloka thekson se kryeministri ka udhëtuar në Izrael me një nga avionët privatë më luksozë që qarkullojnë aktualisht, ndërsa ka refuzuar t’u përgjigjet pyetjeve të mediave mbi kostot dhe burimin e financimit të këtij udhëtimi. Ai shton se Partia Demokratike ka bërë publike më herët të dhëna që tregojnë se shpenzimet për udhëtimet e kryeministrit kapin shifra mbi 20 milionë euro.

Sipas Palokës, mazhoranca ka refuzuar ngritjen e një Komisioni Hetimor për këtë çështje dhe nuk pranon as të përballet me drejtësinë, duke vazhduar jetën e luksit mbi kurrizin e qytetarëve. “Janë zhytur në korrupsion dhe vjedhje, ndërsa vazhdojnë të jetojnë të qetë, mbi mjerimin e një populli që mezi ia del”, shprehet ai në reagimin e tij.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related