Këtë të enjte, vendi do të mbetet nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm. Parashikohen intervale të shkurtra me kthjellime, të alternuara me vranësira mesatare deri të dendura.
Reshjet e shiut do të jenë të herëpashershme dhe me intensitet të ulët, ndërsa në zonat perëndimore lokalisht priten shtrëngata me intensitet mesatar. Në relievet e larta malore të verilindjes dhe juglindjes do të ketë reshje të dobëta bore.
Era do të fryjë kryesisht nga juglindja në jugperëndim me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, por në zona malore, lugina dhe përgjatë bregdetit mund të arrijë deri në 15 m/s. Deti do të paraqitet me valëzim 2–4 ballë.
