Giorgia Meloni viziton kampet e emigrantëve që do hapen në Lezhë më 1 gusht, kryeministrja italiane përplaset me deputetin italian, Rama e cilëson të turpshëm emisionin e “RAI 3”, ja debatet dhe çfarë nuk u pa dje

Data

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni erdhi dje paradite vetë nga Italia në Lezhë për të parë nga afër dy qendrat ku do të akomodohen emigrantët që do të shpëtohen në det sipas marrëveshjes, firmosur në nëntorin e vitit të kaluar. Kryeministri Edi Rama e quajti një marrëveshje zemre, pa kërkuar asnjë euro në këmbim për të ndihmuar aleatin dhe mikun e madh të Shqipërisë, Italia.  “Nuk ka kalkulime të asnjë natyre, pastaj funksionon apo jo apo si do të zgjidhen do i provojë koha. Ama është marrëveshje zemre në raport me një miqësi strategjike. Mos u shqetësoni nuk do të ndodhë asgjë. Sic nuk ndodhi kur erdhën mijëra afganë, se do të ndodhë gjëma, ndërkohë që shqiptarët i pritën mirë ndërsa ata që janë në opozitë  këtë punë kanë se janë pa punë”, deklaroi Rama krah kryeministres italiane Giorgia Meloni. Konferenca për median e dy kryeministrave u mbajt në Shëngjin. Aty ku tashmë është gati qendra e pritjes, ndalesa e parë e emigrantëve që do të shpëtohen në det, ndërsa vijojnë punimet për të ngritur kampin në Gjadër ku dhe emigrantët do të qëndrojnë për të paktën 28 ditë sa do të kryhen procedurat për t’u pranuar në Itali apo për t’u riatdhesuar në shtetin nga kanë ardhur. Rama tha se Shqipëria ndihet krenarë për ndihmën që i dha Italisë, ndërsa fjalën e tij para gazetarëve nuk kishte si të mos e niste me reagimet indinjuese të trazimit që shkaktoi emisioni i Rai3 për marrëveshjen e firmosur më 6 nëntor nga ai dhe kryeministrja Meloni. “Çaste të një balte të pamerituar ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë”, u shpreh ai. Duke cituar kreun e SPAK Rama hodhi poshtë akuzat e Shqipërisë cituar nga emisioni “RAI 3” si narkoshtet. “Duke cituar kreun e SPAK nuk mund të themi që në këtë vend ekzistojnë struktura që u ngjajnë organizata mafioze të llojit Cosa Nostra, Camorra. Sepse grupet kriminale shqiptare nuk kanë hierarki të tyre. Nuk mund të mos shpreh trishtim për gjysmë të vërtetat e thëna për të sulmuar marrëveshjen mes dy qeverive në luftën kundër emigrantëve. Duhet të kenë turp që të drejtën demokratike e shndërruan në një abuzim të pushtetit të katërt në kurriz të shqiptarëve e italianëve”, nënvizoi Rama  nënvizuar krenarinë e Shqipërisë për të ndihmuar Italinë në përballimin e çështjes së emigracionit.

Reagon Meloni

Ndërkohë edhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni falenderoi Shqipërinë për ndihmën. “Shpresoj të jetë shembull për BE-në, theksoi, ajo duke e quajtur sulmin e “RAI 3”. Fushata denigruese të pamerituar”  por shtoi se shënjestra nuk ishte Rama duke lënë të kuptohej se ishte ajo, dhe e gjithë fushata ishte pjesë e luftës së politikës së brendshme italiane në kuadër të zgjedhjeve për parlamentin europian. Nuk është ai shënjestra sepse italianët e kuptojnë i janë mirënjohur Shqipërisë për këtë përpjekje të rëndësishme për të na dhënë një ndihmesë…:, deklaroi ai. Kryeministrja Meloni parashikon që qendrat  do të hapen më 1 gusht 2024 dhe tregoi dhe kostot. “Dy muajt e vonesës u shkarkuan për shkak të terrenit disi të vështirë në Gjadër, por nga ana tjetër qendrat do të shërbejnë dhe si zgjidhje e problematikave që hasin prej 1991.  134 mln euro në vit që përbëjnë 7.5% të trajtimit të emigrantëve në territor kombëtar. Nuk po bëjmë kosto por investim… Qendrat do të jenë operative prej datës 1 gusht, flitet për 1 mijë vende, deri në 3 mijë siç kemi rënë dakord”, deklaroi Meloni.

Inspektimi

Delegacioni i kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe delegacioni i kryeministrit shqiptar Edi Rama shkuan në Shëngjin ku inspektuan qendrën e pritjes së emigrantëve financuar me paratë e qeverisë italiane.  Më parë delegacioni i kryeministres italiane që shoqërohej edhe nga ambasadori italian, Fabrizio Bucci shkoi të shikonte dhe punimet në Gjadër ku po ngrihet kampi i pritjes.  Kryeministrja e Italisë mbërriti në aeroportin Nënë Tereza  (ora 11:24) dhe nga aty u nis me helikopter drejt Gjadrit, ndërkohë kryeministri Edi Rama dhe delegacioni që e shoqëronin shkuan me makinë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related