Berisha paralajmëron Ramën dhe Ballukun: Fundi po vjen, pasuritë do t’u kthehen qytetarëve

Data

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ashpërsuar gjuhën ndaj kryeministrit Edi Rama dhe zëvendëskryeministres Belinda Balluku gjatë foltores me demokratët e degëve 1 dhe 3 në Tiranë, duke i akuzuar për pasurim përmes vjedhjes së pasurive publike dhe duke paralajmëruar, sipas tij, fundin e qeverisjes aktuale.

Berisha deklaroi se Rama dhe Balluku janë pasuruar në mënyrë të paligjshme dhe se pasuritë e përvetësuara do t’u kthehen qytetarëve sapo të ketë ndryshim pushteti. Ai u shpreh se bëhet fjalë për miliarda euro të grabitura dhe premtoi vendosjen e një sistemi tërësisht transparent për administrimin e parave publike dhe pronës së qytetarëve.

“Do të fitojmë në mënyrë absolute. Ata që janë pasuruar duke vjedhur do të shkojnë atje ku e kanë vendin dhe pasuritë do t’u kthehen qytetarëve”, tha Berisha.

Sipas tij, çdo reformë dhe rikthim i drejtësisë nuk mund të realizohet pa përmbysjen e asaj që ai e cilësoi si “regjim”. Berisha u bëri thirrje mbështetësve të opozitës që të jenë aktivë në debat publik, në rrjete sociale dhe në takime të drejtpërdrejta me qytetarët, duke e quajtur këtë betejë si një përballje kundër censurës dhe propagandës qeveritare.

Ai hodhi poshtë pretendimet për zgjedhje të lira, duke i cilësuar proceset zgjedhore si farsë dhe duke deklaruar se, sipas tij, nëse do të kishte zgjedhje reale, Partia Demokratike do të kishte ardhur në pushtet si në vitin 2021 ashtu edhe në vitin 2025.

Në përfundim, Berisha theksoi se opozita do të vijojë përballjen politike deri në rrëzimin e qeverisë aktuale, duke e cilësuar këtë si të vetmen rrugë për ndryshim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related