Veliaj kërkon përjashtimin e gjyqtares nga çështja në GJKKO

Data

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar një kërkesë në Gjykatën e Posaçme për përjashtimin e gjyqtares Etleva Deda nga shqyrtimi i çështjes së tij.

Veliaj ndodhet në arrest me burg që prej 10 shkurtit 2025, pas hetimeve për korrupsion, pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe shpërdorim detyre, akuza të cilat ai i ka mohuar. Procesi gjyqësor ndodhet aktualisht në fazën paraprake.

Kërkesa për përjashtimin e gjyqtares pritet të shqyrtohet nga gjyqtari Bib Ndreca, ndërsa Veliaj ka paraqitur edhe kërkesa të tjera për ndryshimin e masës së sigurisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related