E moshuara në protestë: “Kemi ujë me orar, ndërsa miliona euro shkojnë për koncerte”

Data

Një pensioniste që mori pjesë në protestën e 43-të në Sheshin “Skënderbej” shprehu pakënaqësinë e saj për kushtet e jetesës dhe mënyrën se si, sipas saj, po përdoren fondet publike.

Në fjalën e saj, ajo deklaroi se qytetarët në zonën ku jeton përballen me furnizim të kufizuar me ujë të pijshëm dhe kritikoi qeverinë për prioritetet e saj.

“Ne kemi ujë me orar. Thuhet se kemi ujë të pijshëm, por realiteti është ndryshe. Vetë shteti mban përgjegjësi. Me zor duan të na vdesin, por nuk vdesim,” u shpreh ajo.

E moshuara komentoi gjithashtu bonusin e dhënë për pensionistët, duke pretenduar se ai u shpërnda për të zbutur pakënaqësinë e qytetarëve.

Më tej, ajo iu referua financimit publik të koncertit të artistit amerikan Kanye West, duke vënë në pikëpyetje përdorimin e këtyre fondeve në një kohë kur, sipas saj, qytetarët përballen me vështirësi ekonomike.

“Për koncerte gjenden miliona euro, ndërsa për njerëzit që kanë nevojë thuhet se nuk ka para,” deklaroi protestuesja.

Deklaratat përfaqësojnë qëndrimet personale të qytetares të shprehura gjatë protestës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related