DJ Gimbo ka folur për marrëdhënien shumë të ngushtë që ka me Gjestin, duke theksuar se lidhja e tyre është më shumë se bashkëpunim profesional. Prej tetë vitesh ata punojnë bashkë dhe, sipas tij, nuk janë ndarë asnjëherë.
Ai tregoi se pas humbjes tragjike në familjen e Gjestit, ka qëndruar pranë tyre si pjesë e familjes, duke ndarë dhimbjen dhe momentet më të vështira. “Babai i tij është babai im, motra e tij është motra ime,” u shpreh Gimbo, duke theksuar lidhjen e fortë njerëzore mes tyre.
