Kuvendi “blindon” rendin e ditës me votat e PS, Shehaj shpërthen në sallë

Data

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar rendin e ditës me votat e mazhorancës socialiste, duke anashkaluar kundërshtimet e opozitës. Vendimi u shoqërua me tensione në sallë, ku kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, reagoi ashpër ndaj mënyrës së votimit.

Shehaj u ngrit nga vendi dhe iu afrua foltores me disa fletë në dorë, duke akuzuar drejtuesen e seancës për imponim të rendit të ditës vetëm me “forcën e kartonëve” të PS-së. “Si nuk keni turp!”, u shpreh ai me tone të forta.

Nga ana e saj, nënkryetarja e Kuvendit, Klodiana Spahiu, i tërhoqi vëmendjen Shehajt për gjuhën e përdorur dhe vijoi seancën, ndërsa mazhoranca miratoi rendin e ditës mes zhurmës dhe protestave verbale të opozitës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related