“Dosja e Ballukut dhe AKSHI-t si Epstein”/ Akuza tronditëse: Orgji, korrupsion dhe vendime qeveritare në zyra private, Çollaku dhe Prençi nxjerrin skandalin

Data

Hetimet e SPAK ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku dhe Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) po shoqërohen me akuza të forta publike, të cilat po krahasohen me një nga skandalet më të bujshme ndërkombëtare, atë të Jeffrey Epstein.

Gazetari Basir Çollaku dhe ish-drejtori i Policisë, Shemsi Prençi, hodhën deklarata të rënda në emisione televizive, duke e cilësuar dosjen “Balluku–AKSHI” si një “Epstein shqiptar”, ku sipas tyre ndërthuren korrupsioni, shantazhi politik dhe vendimmarrja shtetërore jashtë institucioneve zyrtare.

Çollaku: Vendime qeveritare në zyra private në Bllok

Sipas Basir Çollakut, një pjesë e rëndësishme e vendimmarrjes qeveritare dyshohet se është zhvilluar në ambientet private të biznesmenit në kërkim Ergys Agasi, në zonën e Bllokut. Ai deklaroi se aty, përveç aferave korruptive, sipas tij kanë ndodhur edhe ngjarje komprometuese, të cilat përdoren për shantazh politik.

Çollaku pretendon se ekzistojnë materiale shantazhuese që shpjegojnë, sipas tij, mbështetjen politike të vazhdueshme ndaj Ballukut dhe mënyrën se si ajo ka mbetur e paprekur. Ai shtoi se presioni ndërkombëtar, veçanërisht nga SHBA, për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është rritur, ndërsa segmentet e pushtetit që dyshohet se janë të përfshira, sipas tij, po përpiqen të mbrohen.

Prençi: Nëse dalin të gjitha provat, “bota tronditet”

Edhe ish-drejtori i Policisë Shemsi Prençi deklaroi se SPAK ende nuk ka bërë publike të gjitha provat që disponon për çështjen Balluku–AKSHI. Sipas tij, në momentin që këto prova të dalin në dritë, reagimi publik do të jetë tronditës, në përmasa të ngjashme me skandalin Epstein në SHBA.

Prençi theksoi se gjuha dhe sulmet politike ndaj SPAK dhe institucioneve të drejtësisë i bëjnë këto struktura më të cenueshme ndaj presioneve dhe grupeve kriminale. Ai paralajmëroi se çdo cenim ndaj prokurorëve apo gjyqtarëve do të kishte pasoja të rënda për stabilitetin e vendit.

Sipas tij, SPAK nuk ka paraqitur të gjitha provat as në Kuvend, pasi është ende në fazë hetimore, por “kur të merret vesh e vërteta, është për të vënë duart në kokë”.

Akuza për projekte infrastrukturore

Prençi u ndal edhe te disa projekte madhore infrastrukturore, të cilat i cilësoi si shembuj të korrupsionit masiv. Ai përmendi rrugë dhe vepra publike që, sipas tij, kanë dështuar pavarësisht miliardave të shpenzuara, duke cituar raporte të Kontrollit të Lartë të Shtetit për dëme dhe abuzime.

Ai ngriti gjithashtu shqetësimin për mungesën e dorëheqjeve dhe përgjegjësisë politike, duke krahasuar situatën në Shqipëri me vendet e rajonit, ku sipas tij për skandale shumë më të vogla janë dhënë dorëheqje.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related