“Premtimi për rritje pagash, mashtrim”/ Xhixho akuza të rënda: Arsimi në kolaps, qeveria të mbajë përgjegjësi

Data

Zëvendëspresidentja e Partisë Demokratike, Erisa Xhixho, ka denoncuar situatën e rëndë të arsimit në Shqipëri, duke e cilësuar atë si një emergjencë kombëtare dhe duke akuzuar qeverinë për politika që po e çojnë sistemin drejt kolapsit.

Në një reagim publik, Xhixho thekson se 60% e nxënësve rezultojnë analfabetë funksionalë, ndërsa testimet ndërkombëtare PISA e rendisin Shqipërinë ndër vendet e fundit për cilësinë e arsimit. Sipas saj, situata është përkeqësuar ndjeshëm edhe nga shpopullimi i shkollave, ku në vetëm pesë vite janë humbur mbi 115 mijë nxënës.

Një tjetër akuzë e fortë lidhet me pagat e mësuesve. Xhixho deklaron se përmes VKM nr. 425, qeveria ka ulur pagat e 11 172 mësuesve, duke shkelur të drejta të fituara dhe duke krijuar një diskriminim të padrejtë brenda sistemit arsimor. Sipas saj, premtimi për rritje pagash është kthyer në një mashtrim, ndërsa realiteti për mësuesit është përkeqësuar.

Në mbështetje të kërkesave të mësuesve për paga dinjitoze, Xhixho bën me dije se i është drejtuar zyrtarisht kryeministrit dhe ministres së Arsimit, duke kërkuar miratimin e një akti normativ që të reflektojë rritjen e pagës dhe të kompensojë uljen e padrejtë të bërë ndaj tyre.

Sipas saj, pa mësues të vlerësuar, të motivuar dhe të paguar me dinjitet, sistemi arsimor nuk mund të funksionojë dhe rreziku i kolapsit është i pashmangshëm. Xhixho thekson se arsimi nuk mund të trajtohet si një sektor dytësor dhe se qeveria duhet të mbajë përgjegjësi të plotë për gjendjen aktuale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related