Ndryshime në Institutin e Ndërtimit/ Ikën Artan Shkreli, ja kush e zëvendëson

Data

Artan Shkreli është larguar nga detyra në krye të Institutit të Ndërtimit. Në vend të tij është emëruar Persida Shkrepa.

Lajmi është bërë i ditur nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, e cila përmes një postimi në rrjetet sociale i ka uruar Shkrepës suksese në detyrën e re.

“Me një karrierë të spikatur si arkitekte, profesionalizmi, përkushtimi dhe përvoja e saj janë një garanci e fortë për drejtimin dhe zhvillimin e këtij institucioni kaq të rëndësishëm, si edhe për forcimin e rolit të tij në shërbim të industrisë së ndërtimit në vend”, është shprehur Balluku.

Persida Shkrepa është një emër i njohur në fushën e arkitekturës dhe më herët ka qenë edhe kandidate për deputete në zgjedhjet e 11 majit në Tiranë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related