Situata në autostradën Tiranë–Durrës vijon të mbetet problematike, me drejtuesit e automjeteve që përballen me radhë kilometrike dhe qarkullim të ngadaltë.
Për të shmangur trafikun e rënduar në aksin kryesor, shumë automjete janë devijuar drejt rrugëve të brendshme të Vorës, por edhe aty qarkullimi është bllokuar, duke krijuar vështirësi shtesë për banorët dhe udhëtarët.
Pavarësisht ankesave të vazhdueshme të qytetarëve për këtë problem të përsëritur, deri më tani nuk ka pasur asnjë zgjidhje konkrete, ndërsa trafiku vijon të rëndohet sidomos në oraret e pikut.
