Propozimit të Bujar Leskaj për Komisionin e Reformës Territoriale i bashkohen edhe deputetë të tjerë të PD, ja emrat

Data

Propozimit të deputetit Bujar Leskaj për pjesëmarrjen e Partisë Demokratike në Komisionin e Reformës Administrativo-Territoriale i janë bashkuar edhe deputetë të tjerë të PD-së, duke u rreshtuar në favor të një qasjeje institucionale dhe aktive të opozitës në procesin e reformave.

Ideja e Leskajt u artikulua fillimisht përmes një reagimi publik, ku ai theksoi se mungesa e opozitës në një reformë kaq të rëndësishme i lë mazhorancës hapësirë për vendimmarrje të njëanshme dhe përjashton zërin opozitar nga rishikimi i hartës territoriale.

Gjatë diskutimeve të zhvilluara sot në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së, këtij qëndrimi i janë bashkuar edhe deputetët Bledjon Nallbati, Xhelal Mziu, Oerd Bylykbashi, Ina Zhupa, Tritan Shehu, Arjan Ndoja, Bledi Himçi dhe Luan Baçi.

Deputetët kanë theksuar se bojkotimi i proceseve parlamentare e dobëson rolin përfaqësues të Partisë Demokratike dhe i hap rrugë mazhorancës që të miratojë ndryshime të njëanshme, pa debat dhe pa balancë politike.

Sipas këtij grupimi brenda PD-së, Reforma Territoriale nuk mund të trajtohet si një proces politik i mbyllur, por duhet të zhvillohet me debat të gjerë, transparencë dhe përfshirje të opozitës, në mënyrë që rezultati final të jetë funksional dhe në interes të qeverisjes vendore dhe qytetarëve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related