Debat në PD për reformën/ Bozdo paralajmëron tërheqje: Nëse mazhoranca s’reflekton, dalim nga procesi

Data

Debate të forta janë zhvilluar në mbledhjen me dyer të mbyllura të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike lidhur me qëndrimin që opozita duhet të mbajë ndaj reformës.

Deputeti i PD-së, Eno Bozdo, ka theksuar se opozita nuk duhet të qëndrojë jashtë procesit, pavarësisht se mazhoranca, sipas tij, e ka të paracaktuar drejtimin që synon të ndjekë.

“S’ka rëndësi çfarë duan ata, ne e kemi të qartë drejtimin tonë, por duhet të shfrytëzojmë pjesëmarrjen për të ‘grisur’ reformën që kanë bërë deri më sot. Kemi të gjitha argumentet dhe ekspertizën më të mirë për ta hedhur poshtë atë që ata kanë ndërtuar”, është shprehur Bozdo gjatë diskutimeve.

Ai ka nënvizuar se po aq i rëndësishëm është edhe modeli alternativ që Partia Demokratike synon të paraqesë në këtë proces, duke theksuar se kjo çështje ka vëmendjen jo vetëm të publikut, por edhe të ndërkombëtarëve.

“Elementi i dytë me rëndësi është modeli që ne propozojmë. Kjo reformë ka vëmendjen e publikut dhe të ndërkombëtarëve”, ka deklaruar deputeti demokrat.

Bozdo ka paralajmëruar gjithashtu se opozita mund të tërhiqet nga procesi nëse mazhoranca refuzon të reflektojë dhe vijon me qëndrime të njëanshme.

“Në një moment të caktuar, nëse ata refuzojnë dhe ecin me kokëfortësi, ne mund të tërhiqemi nga procesi”, ka shtuar ai.

Mbledhja e grupit parlamentar të PD-së është përqendruar në përcaktimin e strategjisë politike ndaj reformës, si dhe në raportin që opozita do të mbajë me mazhorancën dhe faktorët ndërkombëtarë në vijim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related