‘Dosja Balluku ka vetëm një zgjidhje’, Berisha: Rama, arkitekti i sistemit të korrupsionit

Data

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se dosja penale në ngarkim të zëvendëskryeministres Belinda Balluku ka vetëm një përfundim të mundshëm: dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Deklarata u bë gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PD-së, ku Berisha e cilësoi Ramën si “arkitektin” e sistemit të korrupsionit në Shqipëri.

Sipas Berishës, vendi ndodhet në kushte që i ngjajnë një diktature, ku drejtësia, sipas tij, është asgjësuar dhe nuk ka më mundësi të hetojë pushtetin real. Ai theksoi se çdo ditë bëhet gjithnjë e më e qartë për qytetarët se dosja Balluku është në thelb “dosja Rama” dhe se përgjegjësia politike bie drejtpërdrejt mbi kryeministrin.

“Dosja Balluku ka vetëm një zgjidhje, dorëheqjen e Ramës. Këtë e ka kuptuar çdo shqiptar”, u shpreh Berisha, duke shtuar se zemërimi qytetar po arrin përmasa të papërmbajtura. Ai vlerësoi punën e strukturave të PD-së në terren, por theksoi se zhgënjimi i qytetarëve lidhet me faktin se edhe shpresa tek drejtësia për ndëshkimin e korrupsionit, sipas tij, është shuar.

Berisha deklaroi se qytetarët tashmë e kanë kuptuar se shkaku dhe autori i sistemit të korrupsionit është Edi Rama, i cili, sipas tij, e konsideron vjedhjen e pasurive publike si normalitet dhe sillet si padron i tyre. Ai shtoi se kryeministri është i paprekshëm nga drejtësia, njësoj si në regjimet diktatoriale.

Në fund të fjalës së tij, Berisha iu referua pjesëmarrjes së Ramës në Këshillin e Evropës, duke thënë se kryeministri shqiptar u “damkos” para përfaqësuesve të parlamenteve evropiane, duke e cilësuar atë si figurën më të errët të atij sesioni.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related