Murrizi: Partitë në koalicion me PD-në morën 8 deputetë dhe fonde publike pa vota reale

Data

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar ashpër ndaj partive politike që janë në koalicion me Partinë Demokratike, duke i akuzuar se kanë përfituar mandate deputetësh dhe fonde publike pa arritur as pragun minimal zgjedhor prej 1%.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Murrizi shprehet se në zgjedhjet e 11 majit, këto parti kanë siguruar gjithsej 8 mandate deputetësh dhe rreth 640 mijë euro fonde publike nga taksat e shqiptarëve, pavarësisht se, sipas tij, nuk kanë mbështetje reale nga votuesit.

“Që nga viti 2001, për 25 vite dhe në 7 palë zgjedhje parlamentare, këto parti marrin deputetë nga PD dhe fonde publike pa u ballafaquar realisht me votuesit,” shkruan Murrizi, duke e cilësuar këtë praktikë si abuzim politik dhe financiar.

Ai kritikon gjithashtu planet për zgjerimin e mëtejshëm të këtij modeli, duke paralajmëruar se rritja e numrit të partive pa anëtarësi dhe pa vota reale po bëhet në kurriz të demokratëve. Sipas Murrizit, kjo prirje synon vetëm shtimin e individëve që përfitojnë paga nga buxheti i shtetit si kryetarë partie.

Në fund të reagimit të tij, ish-deputeti ngre një pyetje publike mbi legjitimitetin e këtyre forcave politike: “Si mendoni ju, a kanë vota reale këto parti për të marrë deputetë, apo kryetarët e tyre ekzistojnë vetëm për të përfituar rreth 5 mijë euro në muaj nga buxheti i shtetit?”

Deklarata e Murrizit pritet të nxisë debat brenda kampit opozitar, në një moment kur koalicionet dhe përfaqësimi politik po vihen gjithnjë e më shumë në pikëpyetje.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related