Efekt i rrallë optik: Hëna të shumëfishta shfaqen mbi qiellin e Moskës

Data

Banorët e Moskes dhe zonave përreth kanë qenë dëshmitarë të një fenomeni të rrallë qiellor, ku në qiell u shfaqën imazhe të shumëfishta të Hënës, duke krijuar pamje mbresëlënëse dhe të pazakonta.

Sipas shpjegimeve shkencore, bëhet fjalë për një efekt optik të shkaktuar nga thyerja dhe shpërndarja e dritës së Hënës përmes kristaleve të akullit të pranishme në shtresat e sipërme të atmosferës. Këto kristale veprojnë si prizma natyrore, duke krijuar iluzionin e më shumë se një Hëne në qiell.

Fenomeni shfaqet zakonisht në kushte të veçanta atmosferike, kryesisht gjatë motit shumë të ftohtë, dhe konsiderohet i rrallë, por plotësisht natyror. Pamjet janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, duke ngjallur kuriozitet dhe reagime të shumta nga qytetarët.

Ekspertët theksojnë se ky efekt nuk përbën asnjë rrezik dhe është thjesht një kombinim i bukur mes dritës dhe kushteve atmosferike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related