Në mbrëmjen e sotme, gjatë hapjes së “Kutisë së Pandorës”, Miri u përball me një situatë të vështirë emocionale, ku përveç një takimi të veçantë me vajzën e tij, dëgjoi edhe një deklaratë të rëndë nga babai i Selinës.
“Duhet të merrni psikologë që të shohin perversitetin e tij”, ishte fjalia e fortë që iu transmetua Mirisë nga deklarata e babait të Selinës, duke shkaktuar reagime të menjëhershme në studio.
Pas këtij momenti, Miri u shpreh i lënduar dhe i fyer nga akuzat, duke mohuar kategorikisht çdo qëllim të keq. “Ndihem i fyer sepse nuk ka qenë ky qëllimi im. Nuk jam pervers, kam parimet e mia në jetë. E di shumë mirë çfarë është dashuria e një prindi për vajzën. Jam munduar të mbaj distancë për të mos u keqkuptuar. Nëse është ndjerë i cenuar, i kërkoj ndjesë, por nuk ka qenë aspak ky qëllimi,” u shpreh ai.
I pyetur nëse kjo situatë do të ndikojë në marrëdhënien e tij me Selinën, Miri pranoi se do të ketë ndryshim në sjelljen e tij për të shmangur çdo keqinterpretim në të ardhmen.
“Unë e kam parë gjithmonë me admirim atë vajzë për mënyrën si sillet dhe për pjekurinë që ka për moshën e saj. Shpesh e kam parë me syrin si vajzën time dhe kam thënë: ‘Dashtë Zoti, vajza ime bëhet një ditë si ajo’. Por patjetër që tani do të ketë ndryshim. Do të jem më i rezervuar, sepse nuk dua të perceptohem ndryshe nga ajo që jam,” tha Miri.
Situata ka hapur diskutime të shumta mes banorëve dhe publikut, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të ndikojë kjo përballje në raportet e mëtejshme brenda shtëpisë.
