Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shqyrton sot kërkesën për ndryshim të masës së sigurisë ndaj kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj.
Veliaj pritet të nxirret për disa orë nga ambientet e paraburgimit për t’u paraqitur personalisht në seancën gjyqësore, e cila do të zhvillohet në orën 09:00.
Seanca do të drejtohet nga gjyqtarja Etleva Deda, e cila do të vendosë nëse do të pranohet ose jo kërkesa e mbrojtjes për zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.
Megjithëse dita është e diel, seanca mbahet sot për shkak të respektimit të afatit ligjor pesëditor, i cili nis nga momenti i depozitimit të kërkesës nga mbrojtja.
