Këtë të diel vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, të shoqëruara me kthjellime të herëpashershme.
Reshjet e shiut do të jenë të herëpashershme dhe me intensitet të ulët që nga orët e para të ditës, fillimisht në jug të vendit dhe gradualisht do të përfshijnë pjesën më të madhe të territorit. Lokalisht, reshjet mund të shfaqen edhe në formën e shtrëngatave afatshkurtra, kryesisht gjatë mesditës dhe pasdites.
Në orët e pasdites, reshjet do të mbeten të lokalizuara në veri dhe pjesërisht në zonat malore të juglindjes, ndërsa në mbrëmje pritet ndërprerja e reshjeve në të gjithë vendin.
Në zonat malore mbi 900–1000 metra në verilindje dhe juglindje, priten reshje bore me intensitet të ulët dhe lokalisht deri mesatar, kryesisht në juglindje.
Era do të fryjë nga verilindja në lindje me shpejtësi mesatare rreth 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore mund të arrijë deri në 17 m/s.
Deti do të ketë valëzim të forcës 2–3 ballë.
