“50 mln euro abuzime dhe 100 mln nga pazaret e AKSHI-t”, Lapaj: Çdo ditë që kalon Rama forcon autokracinë

Data

Gjatë fjalës së mbajtur përpara protestuesve të mbledhur para Kryeministrisë, kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, bëri thirrje për bashkim kundër qeverisë së Edi Ramës, duke akuzuar ekzekutivin për abuzime të rënda financiare dhe kapje të shtetit.

Lapaj përmendi dosjet e hetuara nga SPAK, duke u ndalur te akuzat ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku për abuzime me tendera në vlerë dhjetëra milionë euro, si dhe te dosja e AKSHI-t, ku sipas tij bëhet fjalë për pazare që kapin shifrën e 100 milionë eurove.

“Nuk ka më kohë. Koha për veprim është tani. Për çfarë duhet të rrëzohet një qeveri, nëse nuk rrëzohet kur kapet me 53 milionë euro abuzime nga zëvendëskryeministrja? Për çfarë duhet të detyrohet të dorëhiqet, nëse nuk reagon kur kapet me pazare 100 milionë euro nga AKSHI?”, u shpreh Lapaj.

Sipas tij, çdo ditë që kalon pa reagim qytetar e forcon më tej autokracinë e qeverisë dhe e bën më të vështirë ndryshimin.

“Çdo ditë që kalon forcon diktaturën e tyre. Çdo skandal i ri e bën edhe më të pamundur rrëzimin e atyre që sot po u vjedhin qytetarëve jetën, të tashmen dhe të ardhmen. Kjo është një betejë mes një pakice që ka zaptuar institucionet dhe një shumice që po vuan”, tha Lapaj.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related