Berisha: Rama mbron Ballukun nga frika, aferat e saj e mbajnë peng kryeministrin

Data

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ashpërsuar akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se refuzimi për heqjen e imunitetit të zv/kryeministres Belinda Balluku është një akt i pastër mbrojtjeje politike, i diktuar nga frika.

Gjatë një prononcimi publik, Berisha u shpreh se Rama është i përfshirë drejtpërdrejt në aferat për të cilat akuzohet Balluku dhe se kjo e fundit, sipas tij, e mban kryeministrin nën presion të vazhdueshëm. Ai theksoi se Rama nuk guxon ta prekë Ballukun, pasi dosjet e saj rëndojnë drejtpërdrejt mbi të.

“Rama nuk i prek dot asnjë qime floku. Frika është arsyeja e vetme pse e mbron. Ajo e kërcënon dhe i thotë se do ta marrë me vete”, deklaroi Berisha.

Sipas liderit të opozitës, kjo frikë u reflektua hapur edhe në takimin e kryeministrit me fermerët në Divjakë, ku ishte e pranishme edhe Balluku. Berisha tha se Rama u shfaq i pasigurt dhe i tensionuar, duke humbur kontrollin dhe duke u treguar arrogant ndaj qytetarëve.

Berisha e cilësoi refuzimin e Kuvendit për heqjen e imunitetit të Ballukut si një provë të qartë se mazhoranca po përdor institucionet për të bllokuar drejtësinë dhe për të mbrojtur zyrtarët e saj nga hetimet e SPAK.

Në përfundim, kreu i PD-së u shpreh se kjo situatë tregon se qeveria është e kapur nga aferat korruptive dhe se, sipas tij, e vërteta do të dalë në dritë pavarësisht përpjekjeve për ta fshehur.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related