15-vjetori i 21 Janarit/ Hoxha: Para ceremonisë, qeveria kontaktoi familjarët e viktimave nga frika e bojkotit

Data

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar prapaskena të panjohura që kanë ndodhur pak ditë përpara ceremonisë përkujtimore të 15-vjetorit të 21 Janarit, ku u vranë katër protestues, të shpallur më pas Dëshmorë të Atdheut.

Sipas Hoxhës, përfaqësues të qeverisë kanë zhvilluar kontakte të drejtpërdrejta me familjarët e viktimave, për shkak të frikës se ata mund të mos merrnin pjesë në ceremoninë zyrtare. Ai tha se mazhoranca ishte e shqetësuar se mungesa e familjarëve do të shfrytëzohej politikisht nga opozita.

“Disa ditë përpara 21 Janarit ka pasur kontakte mes përfaqësuesve të qeverisë dhe familjarëve të viktimave. Aty është bërë e qartë se familjarët do të merrnin pjesë në ceremoni, por jo në Kryeministri,” deklaroi Hoxha.

Sipas tij, pas publikimit të kësaj informacioni në media, qeveria është vënë në alarm, duke frikësuar një skenar ku ceremonia do të zhvillohej pa praninë e familjarëve të viktimave, çka do të kishte një impakt të fortë politik dhe simbolik.

Hoxha shtoi se në kontaktet e mëvonshme me familjarët e Aleks Nikës është ushtruar presion indirekt, duke u thënë se nëse ata nuk merrnin pjesë, atëherë nuk do të merrnin pjesë as familjarët e viktimave të tjerë.

Sipas gazetarit, ky veprim tregon se ceremonia përkujtimore u trajtua më shumë si një problem politik dhe imazhi sesa si një akt real respekti dhe reflektimi për një nga ngjarjet më të rënda në historinë e tranzicionit shqiptar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related