E rëndë në Brazil/ 13-vjeçari vdes pas sulmit të peshkaqenit në plazh

Data

Një ngjarje tragjike ka tronditur Brazilin, ku një 13-vjeçar humbi jetën pasi u sulmua nga një peshkaqen teksa po lahej në det me shokët e tij. Ngjarja ndodhi në plazhin Chifre, në shtetin Pernambuco.

Sipas autoriteteve, adoleshenti u sulmua papritur dhe u kafshua rëndë në kofshën e djathtë. Një dëshmitar arriti ta nxirrte menjëherë nga uji dhe t’i jepte ndihmën e parë, ndërsa i mituri u transportua me urgjencë drejt spitalit. Megjithatë, për shkak të humbjes së madhe të gjakut, ai nuk arriti të mbijetojë.

Mjekët kanë bërë të ditur se plagët ishin në një zonë shumë të ndjeshme, ku kalojnë arterie kryesore, çka e bëri situatën fatale pavarësisht përpjekjeve për reanimim.

Pas incidentit, autoritetet lokale kanë rritur masat e sigurisë në bregdet, duke vendosur tabela paralajmëruese për praninë e peshkaqenëve dhe duke forcuar monitorimin e ujërave për të shmangur ngjarje të tjera të ngjashme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related