Zbulimi i ‘shtëpisë së barit’ në Lezhë, gjykata cakton masat e sigurisë

Data

Gjykata e Lezhës ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për babë e bir, të arrestuar disa ditë më parë pas zbulimit të një ambienti të përshtatur për kultivimin e kanabisit në një godinë trekatëshe në Lezhë.

Në burg do të qëndrojnë Arben Gjergji, 57 vjeç, dhe Arnold Gjergji, 22 vjeç. Ndërkohë, për Gjon Dodën, 59 vjeç, punonjës i OSHEE-së i arrestuar në të njëjtën çështje, gjykata caktoi masën “arrest shtëpie”.

Sipas hetimeve, babë e bir kishin marrë me qira objektin në aksin Lezhë–Milot dhe kishin përshtatur katin e dytë në katër ambiente për kultivimin dhe tharjen e kanabisit, të pajisura me ndriçim artificial dhe pajisje të specializuara. Po ashtu, u konstatuan lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Gjatë operacionit policor u sekuestruan 8.8 kilogramë kanabis i tharë, 960 fidanë, 850 fara kanabisi, 106 llamba elektrike, 180 gramë kokainë, si dhe 5 armë zjarri, një automjet dhe disa telefona celularë.

Në lidhje me këtë çështje janë vënë nën hetim edhe katër punonjës të tjerë të OSHEE-së për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related