Cakrani: Prokurori gaboi në relatim, debat dhe tension në sallë me Metën

Data

Seanca e sotme në GJKKO për ish-presidentin Ilir Meta është shoqëruar me tensione dhe debate mes palëve. Avokati Kujtim Cakrani deklaroi për mediat se pati përplasje mes Metës dhe prokurorit Sotir Kllapi, duke akuzuar këtë të fundit se ka relatuar gabim dhe me pasaktësi.

Sipas Cakranit, prokurori ka qenë i vetëm në sallë dhe nuk ishin të pranishëm prokurorët Arben Kraja dhe Altin Dumani. Ai tha se relatimi ishte i pasaktë në data dhe rrethana, çka sipas tij solli ndërprerje të herëpashershme nga mbrojtja.

“Jemi në seancë paraprake ku duhet të shikojmë veprimet proceduriale. Kur relaton pasaktë dhe interpreton fakte pa prova, normalisht reagojmë,” u shpreh avokati, duke përmendur si shembull çështjen e lobimit, për të cilën tha se Meta nuk ka firmosur asnjë dokument.

Cakrani shtoi se mbrojtja kërkon akuza të qarta dhe prova konkrete, ndërsa e cilësoi të papranueshme që prokuroria të vijojë pa një listë provash të plotë.

Ai bëri të ditur gjithashtu se seanca është shtyrë, pasi po lexohet materiali voluminoz i kërkesës: deri tani janë arritur rreth faqes 104, ndërsa në total janë mbi 217 faqe, plus materiale shtesë që e çojnë dosjen në rreth 250 faqe.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related