Rritje e ndjeshme e bizneseve në 2025, mbi 3 mijë subjekte të reja më shumë

Data

Qendra Kombëtare e Biznesit ka publikuar të dhënat zyrtare për vitin 2025, të cilat tregojnë një rritje të konsiderueshme të bizneseve të reja në vend. Gjatë vitit të kaluar nisën aktivitetin 20 765 subjekte të reja, ose 3 265 më shumë krahasuar me vitin 2024.

Sipas shifrave zyrtare, trendi i rritjes është i vazhdueshëm edhe në raport me vitin 2023, kur ishin regjistruar 16 853 biznese të reja. Një element i veçantë i vitit 2025 është rritja e përfshirjes së grave në sipërmarrje, me 6 596 biznese të drejtuara nga femra.

Sektorët që mbajnë peshën kryesore të regjistrimeve mbeten shërbimet dhe tregtia e lidhur me turizmin. Numri më i lartë i subjekteve të reja i përket tregtisë me shumicë dhe pakicë, përfshirë riparimin e automjeteve dhe motorçikletave, me mbi 5 mijë regjistrime. Pasojnë akomodimi dhe shërbimi ushqimor me rreth 3 mijë subjekte, si dhe ndërtimi, aktivitetet profesionale, informacioni dhe komunikacioni.

Kryeqyteti vazhdon të kryesojë për nga numri i bizneseve të reja me 11 175 regjistrime, i ndjekur nga Durrësi, Vlora dhe Fieri. Rritje të konsiderueshme janë shënuar gjithashtu në Lezhë, Korçë, Berat, Gjirokastër, Dibër dhe Kukës.

Në fushën e lejeve dhe licencave, gjatë vitit 2025 janë lëshuar rreth 2 000 licenca të reja, kryesisht për shërbime mjekësore dhe stomatologjike, si dhe për aktivitete prodhimi e tregtie.

Biznese të reja të regjistruara:

  • 2025: 20 765
  • 2024: 17 500
  • 2023: 16 853

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related