Mbahet në Apel gjyqi për Ervin Salianjin, deputeti i pranishëm në seancë! Avokati: Të rihapet shqyrtimi gjyqësor! Të thirren të gjithë dëshmitarët

Data

Mbahet sot në gjykatën e Apelit seanca për deputetin demokrat Ervin Salianji.

Ligjvënësi i PD-së është i pranishëm në sallën e gjyqit, ndërsa togat e zeza do të shprehen për vendimin përfundimtar.

Në mbështetje të Salinajit kanë shkuar në Gjykatë kolegë demokratë, si Ferdinad Xhaferi, Emilja Koliqi, Saimir Korreshi, Elda Hoti, Agron Gjekmarkaj, Lefter Gështenja, Bledian Nallbati, Dhurata Çupi, Luan Baçi, Gazmend Bardhi, Luçiano Boçi, Ludovik Hasani, Kastrioti Piroli, Dashnor Sula  dhe Asllan Dogjani

Avokati i Ervin Salianjit, Indrit Sefa ka kërkuar që të rihapet shqyrtimi gjyqësor dhe që të thirren të gjithë dëshmitarët:

Edi Rama

Taulant Balla

Fatmir Xhafaj

Perparim Kulluri

Ardi Veliu

Erion Braçe

Eduard Shalsi

“Kërkoj të lexoj të 63 faqet për një mbrojtje efektive. Kërkojmë rrëzimin e vendimeve të ndërmjetme që nuk lejoi marrjen e dëshmive. Kërkojmë thirrjen e të gjithë dëshmitarëve”, tha përfaqësuesi ligjor i deputeti të PD-së.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related