Sot po zhvillohet seanca paraprake në Gjykatën e Posaçme për ish-presidentin Ilir Meta dhe ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi.
Në seancë është paraqitur Monika Kryemadhi, e cila është shfaqur e qeshur para mediave, ndërsa i pranishëm ka qenë edhe avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani. Meta nuk ishte fizikisht në sallë, pasi ndodhet në burg që prej shtatorit të vitit 2024.
Seanca paraprake pritet të përcaktojë nëse çështja do të kalojë për gjykim të plotë.
