E rëndë/ Gjendet pa shenja jete kandidati për deputet në Prishtinë, nisin hetimet

Data

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të mërkurë në zonën e Veternikut në Prishtinë, ku një person është gjetur pa shenja jete brenda një automjeti.

Sipas informacioneve të konfirmuara nga burime të sigurta, viktima ishte kandidat për deputet në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit 2025 dhe pjesë e listës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen në vendin e ngjarjes, ndërsa Policia e Kosovës ka nisur menjëherë procedurat hetimore në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e rastit.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje shtesë lidhur me dyshimet paraprake mbi vdekjen, ndërsa priten rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore dhe hetimeve të mëtejshme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related