“Kapje institucionesh”, Toska shpërthen: Balluku po vendos njerëzit e saj në KPP

Data

Gazetari Almer Toska ka ngritur akuza të forta ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke e akuzuar për kapje të institucioneve shtetërore në një moment kritik kur ajo është zyrtarisht nën hetim nga SPAK.

I ftuar në një emision televiziv, Toska deklaroi se Balluku po ndërhyn drejtpërdrejt në Komisionin e Prokurimit Publik (KPP), duke vendosur persona të afërt dhe të besuar në struktura kyçe. Sipas tij, një person i lidhur me Ballukun, Irma Droboniku, është emëruar në KPP dhe po përgatitet për të marrë drejtimin e këtij institucioni.

Gazetari theksoi se një emërim i tillë do të përbënte shkelje të hapur të ligjit, pasi personi në fjalë, sipas pretendimeve të tij, nuk plotëson kriterin minimal ligjor prej tre vitesh përvojë profesionale, të domosdoshëm për pozicione drejtuese në KPP.

Toska e cilësoi këtë lëvizje si një përpjekje për të kontrolluar proceset e prokurimeve publike, duke paralajmëruar se vendosja e njerëzve të afërt në institucione të pavarura përbën rrezik serioz për transparencën, ligjshmërinë dhe funksionimin e shtetit të së drejtës.

Sipas tij, ndërsa SPAK po heton aferat që lidhen me projekte infrastrukturore dhe tendera milionë eurosh, lëvizjet e fundit tregojnë një përpjekje për të blinduar institucionet dhe për të ndikuar vendimmarrjen në favor të interesave politike dhe personale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related