Dalëngadalë po hidhet dritë mbi shkaqet e aksidentit tragjik në Rumani, ku humbën jetën 7 persona. Një nga të plagosurit ka dhënë dëshminë e tij përmes mjekut Dimitris Koukoulas, i cili foli për mediat greke.
Sipas dëshmisë së të lënduarit, gjithçka ndodhi në momentin e parakalimit, kur sistemi i timonit u bllokua papritur. Shoferi nuk arriti ta rikthente mjetin në korsinë e djathtë, çka çoi në përplasjen fatale.
Mjeku bëri me dije se i plagosuri ndodhet në gjendje më të stabilizuar krahasuar me të tjerët, por ka pësuar fraktura të shumta, kryesisht në gjymtyrët e poshtme. Ai ka përshkruar momentet dramatike para aksidentit, duke theksuar se gjithçka ndodhi brenda pak sekondash.
Kjo dëshmi pritet të ndihmojë autoritetet rumune në hetimet për shkaqet e aksidentit, ndërsa hetimi teknik mbi mjetin vijon për të verifikuar pretendimin për defekt mekanik.
Ndërkohë, familjarët e viktimave kanë nisur të mbërrijnë në Rumani për procesin e identifikimit dhe procedurat përkatëse, në një nga tragjeditë më të rënda rrugore të ditëve të fundit.