Lejuan ndërtimet pa leje, prokuroria çon në gjykatë dosjen për ish – drejtorin e IMT-së Kurbin dhe 7 të tjerë

Data

Prokuroria e Lezhës mbylli hetimet dhe dërgoi për gjykim dosjen penale për ndërtimet pa leje në zonen e Patokut në Kurbin.

Në lidhje me këtë çështje organi i akuzes ka marrë të pandehur 8 përsona mes të cileve dhe ish-drejtorin e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit Flori Gjini dhe ish-kryeinspektorin vendor të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Kurbin Jetmir Mxhika.

Ndaj tyre dhe 5 zyrtarë të tjerë konkretisht Xhevalin Fufi, Ndoc Pjetri, Shan Preçi, Rivelino Ismajlaj dhe Artuar Përdoda është ngritur akuza e “Shpërdorimit të Detyres” e kryer në bashkapunim, pasi kanë lejuar ndërtime pa leje në zonen e mbrojtur të Patokut.

Ndërsa i pandehur për vepren penale “Ndërtim i Paligjshem” është marrë vetem Nikoll Frangaj. Ndërkohë për 8 përsona të tjere është kërkuar pushimi i hetimeve, pasi organi i akuzes ka dalë në konkluzionin se nuk ka element të vepres penale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related