Një ngjarje e rëndë ajrore është regjistruar mbrëmjen e sotme në Itali, ku një helikopter u rrëzua në lagjen Olivola, pranë aeroportit të Benevento.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një person, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur. Viktima është identifikuar si 76-vjeçari Pasquale Esposito. I plagosur mbeti piloti 68-vjeçar, me origjinë nga Napoli, ish-kolonel i Forcave Ajrore italiane, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sipas mediave italiane, dyshohet se shkak i rrëzimit ka qenë një defekt teknik, i cili ka bërë që piloti të humbasë kontrollin e mjetit fluturues. Në vendngjarje mbërritën menjëherë shërbimet e emergjencës, zjarrfikësit dhe policia, ndërsa autoritetet mjeko-ligjore kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht shkaqet e aksidentit.
Hetimet vijojnë për të përcaktuar dinamikën e saktë të ngjarjes.
