Presdienti rus, Vladimir Putin ka zgjeruar ushtrinë e tij me mijëra ushtarë të rinj, pasi dhjetëra persona u plagosën kur një bombë ruse goditi një ndërtesë të lartë në Ukrainën verilindore .
Sipas dekretit, i cili u publikua në portalin qeveritar, numri i personelit të forcave të armatosura u rrit nga 2.2 milionë në 2.38 milionë, duke shënuar një rritje prej 180 mijë vetë.
Dekreti do të hyjë në fuqi më 1 dhjetor.
Ky vendim i presidentit rus vjen pasi të paktën 42 persona u plagosën dhe një person u vra në një sulm ajror rus në një ndërtesë banimi në Kharkiv të dielën.
