Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Elbasan–Peqin, pranë fshatit Paulesh.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet është përplasur me një motor, duke shkaktuar plagosjen e drejtuesit të motorit. I lënduari është transportuar me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore, ndërsa gjendja e tij ende nuk është bërë e ditur.
Forcat e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet hetimore për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, si dhe për të përcaktuar përgjegjësitë.
Qarkullimi në zonë ka pasur vështirësi të përkohshme, ndërsa priten të tjera detaje në vijim.
