Adrian Gurra merr detyrën, prezantohet prefekti i ri i Qarkut Durrës

Data

Është prezantuar zyrtarisht prefekti i ri i Qarkut Durrës, Adrian Gurra, i cili është emëruar në këtë detyrë me vendim të Këshillit të Ministrave më 21 janar 2026, duke zëvendësuar Emiljan Janin.

Ceremonia e prezantimit u zhvillua ditën e sotme dhe u shoqërua nga prania e drejtuesve vendorë dhe përfaqësuesve institucionalë. Në këtë aktivitet mori pjesë edhe kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, e cila i uroi suksese prefektit të ri në ushtrimin e detyrës.

Gjatë fjalës së saj, kryebashkiakja theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes pushtetit vendor dhe institucionit të Prefekturës, duke nënvizuar se Bashkia e Durrësit do të vijojë një marrëdhënie konstruktive dhe të hapur në funksion të interesit të qytetarëve dhe zhvillimit të qëndrueshëm të qarkut.

Emërimi i Adrian Gurrës vjen në një moment të rëndësishëm për qarkun e Durrësit, ku bashkërendimi mes institucioneve qendrore dhe vendore konsiderohet kyç për përballimin e sfidave administrative dhe për garantimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related