Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë arrest në shtëpi për Mariela Berishën, ndërsa ka lënë në detyrim paraqitje motrën e saj Antonela Berisha.
Motrat Berisha u vetëdorëzuan në policinë e Tiranës dy muaj pas shpalljes në kërkim për dhu*** e ushtruar ndaj Klea Prengës. Ato akuzohen për plag**** të rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim.
Kujtojmë se Klea Prenga u dhu*** barbarisht nga motrat Berisha teksa ishte duke darkuar në një restorant në kryeqytet, mbrëmjen e 6 gushtit 2024. Teksa ishte duke ngrënë motrat e kanë goditur me sende të forta, shishe qelqi, duke i shkaktuar dëmtime të konsiderueshme në fytyrë. Para disa muajsh motra e Antonelës është ndarë nga partneri me të cilin ka edhe një djalë. Mariela duket se nuk e ka pranuar këtë ndarje dhe dyshon se partneri e ka tradhtuar me Klean.
Ndërkohë, Klea Prenga në një reagim në rrjete sociale pas vetëdorëzimit të motrave Berisha kërkoi drejtësi të plotë dhe dënimin e merituar për pasojat e rënda fizike dhe psikologjike që i kanë shkaktuar.
