Shtyhet seanca për çështjen Gërdeci, avokatët e Mediut kërkojnë kohë për aktet

Data

Seanca gjyqësore për çështjen “Gërdeci” ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, është shtyrë.

Shkak për shtyrjen u bë kërkesa e avokatëve mbrojtës, të cilët kërkuan kohë për t’u njohur me disa akte të reja të paraqitura nga prokuroria gjatë procesit.

Gjykata e pranoi kërkesën dhe vendosi që seanca e radhës të zhvillohet më 10 shkurt.

Çështja “Gërdeci”, një nga dosjet më të rënda që lidhet me përgjegjësi shtetërore dhe humbje jetësh, vijon të mbetet nën shqyrtim, ndërsa procesi gjyqësor po shoqërohet me shtyrje procedurale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related