“Ligje që serviren në emër të BE-së, pa transparencë”, Bozdo shpërthen në Kuvend: Tërhiqni projektligjin për lobimin

Data

Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, ka ngritur alarmin në Kuvend për mënyrën se si mazhoranca po tenton të kalojë projektligje të rëndësishme, duke u fshehur pas justifikimit të integrimit europian, por pa konsultim real dhe pa debat publik.

Gjatë fjalës së tij, Bozdo theksoi se projektligji për lobimin është një nga aktet më delikate që po shtyhet për miratim, pikërisht në një moment kur në nivel europian po zhvillohet një debat i fortë mbi transparencën, ndikimin politik dhe interesat e fshehta.

“Ligji për lobimin është një ligj shumë i rëndësishëm dhe nuk mund të kalojë në këtë mënyrë, pa konsultim me grupet e interesit dhe pa debat të gjerë publik,” u shpreh deputeti demokrat.

Sipas Bozdos, praktika e ndjekur nga qeveria po e shndërron integrimin europian në një alibi politike, për të kaluar ligje në mënyrë të përshpejtuar dhe pa respektuar standardet demokratike.

Ai kërkoi që projektligji për lobimin të hiqet nga rendi i ditës, në mënyrë që të ketë kohën dhe hapësirën e nevojshme për diskutim serioz, përfshirë shoqërinë civile, grupet e interesit dhe ekspertët.

“Nuk mund të justifikohen ligje të tilla vetëm me fjalën ‘BE’. Këto projektligje po serviren pa marrë kohën e duhur për konsultim, dhe kjo është një problem serioz për demokracinë parlamentare,” theksoi Bozdo.

Opozita akuzon mazhorancën se po përdor Kuvendin si një instrument formal, duke anashkaluar dialogun dhe duke imponuar akte ligjore që prekin drejtpërdrejt jetën politike dhe institucionale të vendit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related