Një aksident i rëndë me pasoja tragjike ka ndodhur në aksin rrugor Kabash–Porocan, në zonën e Gramshit, pranë fshatit Bardhan. Një kamion ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë, duke shkaktuar humbjen e jetës së dy personave dhe plagosjen e rëndë të një tjetri.
Sipas informacioneve paraprake, në mjet udhëtonin tre persona: një mësuese, një infermiere dhe drejtuesi i mjetit, të gjithë pjesë e personelit që shërbenin në zonat rurale. Mësuesja dhe shoferi kanë ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra, ndërsa infermierja është transportuar me urgjencë në spital dhe ndodhet në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.
Forcat e policisë dhe ekipet e emergjencës kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Dyshohet se shkaku mund të lidhet me kushtet e vështira të rrugës, por hetimet vijojnë për të përcaktuar shkaqet e sakta.
Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal, ndërsa humbja e dy punonjësve të shërbimeve publike ka sjellë dhimbje dhe reagime të forta në zonë.
