Rama i përjashtuar nga Davosi: “gruaja e hekurt” e Shtëpisë së Bardhë bllokoi lobimin e kryeministrit shqiptar

Data

Mungesa e kryeministrit Edi Rama në Davos, aty ku u firmosën marrëveshjet për krijimin e Bordit të Paqes me iniciativë të Donald Trump, nuk ishte rastësi dhe as zgjedhje personale, por rezultat i një vendimi të qartë politik nga administrata amerikane. Pavarësisht përpjekjeve për ta justifikuar mungesën me vizitën private të Ivanka Trump në Shqipëri, burime politike dhe analiza mediatike sugjerojnë se Rama u përjashtua nga procesi përfundimtar i negociatave.

Sipas këtyre burimeve, kryeministri shqiptar kishte nisur prej javësh përpjekje intensive për të siguruar një takim apo qoftë edhe një foto me Presidentin Trump ose figura kyçe të administratës së tij gjatë samitit. Për këtë qëllim, janë angazhuar ndërmjetës politikë dhe biznesmenë pranë rrethit republikan në SHBA. Megjithatë, këto tentativa kanë dështuar.

Vendimi për të vendosur “bllokadë” ndaj Ramës i atribuohet Susan Wiles, shefes së kabinetit të Donald Trump, e cilësuar si “gruaja e hekurt” e Shtëpisë së Bardhë dhe një nga figurat më të fuqishme të administratës. Ajo konsiderohet si personi që ka ndërprerë çdo kanal afrimi të kryeministrit shqiptar me administratën amerikane, duke e mbajtur atë jashtë tryezës së vendimmarrjes në Davos.

Mungesa e Ramës në këtë forum u pa si një goditje për përfaqësimin ndërkombëtar të Shqipërisë, sidomos në një moment kur liderë të tjerë nga rajoni ishin aktivë dhe pjesë e diskutimeve globale. Ndërsa në Davos valëviteshin flamuj të shumtë shtetërorë, ai shqiptar mungoi, duke lënë pas një mesazh të qartë për izolimin politik të kryeministrit në këtë fazë të marrëdhënieve me administratën Trump.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related